E vërteta e fondeve sekrete greke dhe “buja” e listës së publikuar me emrat e politikanëve dhe gazetarëve shqiptarë të financuar nga ky fond, ka qenë kryefjala e diskutimit në TOP SHOW me Alban Dudushin.
Në një lidhje të drejtpërsëdrejti me korrespodentin e Top Channel në Greqi, i cili është njohur me dokumentin e “pagesave”, ky i fundit ka deklaruar se lista në fjalë ka kode dhe iniciale, të cilat nuk i bën të ditura për arsye hetimore.
“Lista ka kode dhe iniciale. Unë e kam parë këtë listë bashkë me kolegët grekë. Urdhri i prokurorisë greke, na detyron të mos flasim më shumë”, u shpreh ai.
I pyetur se sa sa kode e sa llogari ka për Shqipërinë, Bibe thotë se në Shqipëri janë me mijëra që financohen prej vitesh.
Top Channel