Ndiheni të rrethuar nga çimentoja dhe asfalti? Të asfiksuar nga smogu e trafiku? Të mbytur nga pallatet shumëkatëshe?

Në realitet, në disa kryeqytete ka më shumë gjelbërim nga sa mendoni. Indeksi i qyteteve të gjelbra për vitin 2018 ka vlerësuar qytetet me më shumë gjelbërim në planet, e i pari në listë është Praga: përveçse i bukur, edhe i gjelbër!

Studimi ka vlerësuar 50 qytete të botës, me numrin më të madh të zonave të gjelbra. Në konsideratë janë marrë zonat natyrore, pyje dhe lëndina, por edhe hapësirat e gjelbra të krijuara nga njeriu, si parqe, fusha golfi, kopshte publike etj., si edhe terrenet e përdorura për prodhime ushqimore, frutore, vreshta, etj..

Praga kryeson renditjen pasi 56.7 për qind e kryeqytetit çek është e mbuluar nga gjelbërimi. Ai që njihet edhe si qyteti i 100 kullave, mban edhe rekordin e kopshteve publike, me 22.5 metra katrorë për banor.

Edinburgu klasifikohet i pari mes qyteteve britanike, ndërsa më të gjelbërit në Shtetet e Bashkuara janë Uashingtoni dhe Los Angelesi.

Ndërkohë, qyteti me hapësirën më të vogël të gjelbër në dispozicion të një banori është Tokio, me vetëm 5 metra katrorë; pasojnë Stambolli me 4.98 dhe Athina me 6.45 metra katrorë për banor. Ndërsa Roma renditet në vendin e 7 në klasifikimin global, me 166.47 metra katrorë gjelbërim për frymë.

FOTO GALERI
20/20
1° Praga – 56,74%

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA