Filmi aksion-thriller ”The Brave” që vjen si një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit në Lazarat, shfaq sonte premierën në Kinema Millenium në Tiranë.

Digitalb, si distributor zyrtar i këtij prodhimi kinematografik, njofton se nga  pesë  tetori, filmi do të shfaqet në të gjitha kinematë kryesore në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndërsa gjatë tetorit, do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Europës Perëndimore dhe Italisë.

Ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri vijnë në një produksion “Hollywood”-ian, me aktorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë.

Nën regjinë e William Kaufman, te “The Brave” përfshihen në role Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi etj..

Bashkëpunimi mes produksionit të “A3 Amigos” dhe “Mercury Film Production” sjell në Shqipëri eksperiencën filmike të Kaufman, i njohur për punën e tij në krijimin e filmave aksion në studiot më të mëdha të “Hollywood”-it, apo edhe për tituj si “The Hit List” apo “Sinner and Saints”.

Top Channel