Si të gjitha pijet alkoolike, birra e ka marrë namin si ves i keq, dhe për më tepër i pajustifikuar. Në të vërtetë ajo ka disa përfitime për organizmin, dhe mund të themi që mund ta pini dhe gjatë një diete dobësimi.

Për shkak të përmbajtjes alkoolike, këshillohet kufizimi i konsumit të saj, pasi nuk bën keq. I vetmi rekomandim thelbësor që mund tu japim është të zëvendësoni versionin tradicional me versionin analkolik.

Kur themi që birra lejohet gjatë një diete dobësimi nuk do të thotë që të përfshihet në dietë, por mund ta konsumoni në mënyrë të moderuar. Çdo birrë në versionin standard ka vetëm 148 kalori. Kurse versioni analkolik i saj është rreth 68 kalori, prandaj dhe është më i këshilluari. Për më tepër duhet thënë se kjo pije është e pasur me minerale, vitamina, sidomos B, dhe është diuretike.

Top Channel