Rruga e dëmtuar në Dukat. Jepen fonde për mirëmbatje, gropat nuk mbushen

28/08/2018 15:31

Rruga nga Orikumi drejt Llogorasë është dhënë për mirëmbajtje një grupi kompanish, por edhe pse kontrata ka hyrë në fuqi që prej fillimit të muajit qershor, ende në këtë aks ka shumë probleme.

Më të dukshme ato bëhen gjatë sezonit veror, kur rruga tejmbushet nga pushuesit që zgjedhin të kalojnë nga Llorogaja për në bregdet. Janë me mijëra mjete që lëvizin në këtë aks, që, siç kemi raportuar shpesh, vijon të ketë shembje të rrezikshme.

Kjo është pika e kontratës që parashikon shpenzimet që duhet të kryhen në këtë pjesë të rrugës. Shembjet që kanë ndodhur gjatë dimrit dhe pranverës, edhe pse janë lajmëruar, nuk janë riparuar ende.

Në zonë kanë nisur kontrollet dhe shpimet, por zgjidhja nuk është dhënë për shkak se mjetet vijojnë të kalojnë në zonën e amortizuar dhe të rrezikshme, ku shpesh ndodhin aksidente dhe bllokime të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA