27/12 12:07
Kryeministri Edi Rama tha në Twitter se sado të paguhen artikuj nëpër botë kundër vetting-ut, “ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë”.
“Paguani, paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë”, shkroi Rama duke iu referuar një artikulli të “Washington Times”.
Top Channel