Autori, 24-vjeçari Ridvan Zykaj

Mund të konsiderohet e pabesueshme, por edhe pse ka shkaktuar mobilizim të rëndë të forcave policore, atyre të FNSH-së dhe RENEA-s për kapjen e tij, vrasësi i 8 pjesëtarëve të dy familjeve të fisin Zykaj gjen kohë edhe t’u kthejë përgjigje komentuesve të shumtë që i kërkojnë të dorëzohet.

Dhe e bën këtë pa e çuar nëpër mend se mund të bjerë shpejt në gjurmët e forcave policore, ndoshta nga padituria e menaxhimit të një faqeje në rrjetet sociale, ose thjesht është aq kriminel në shpirt sa nuk i bën më përshtypje asgjë, edhe pasi u ka marrë jetën 8 personave, mes të cilëve dy fëmijë të mitur.

Gjithçka ndodhi pasditen e së premtes në Resulaj të Selenicës së Vlorës, ku pas një grindjeje me të afërm të fisit për çështje pronash, vendosi të rrëmbente kallashnikovin e ta zbraste pa dallim ndaj xhaxhait të të atit dhe nuses, kushërinjve të parë të të atit dhe bashkëshorteve respektive, si dhe dy fëmijëve të njërit prej çifteve.

Breshërisë së komenteve që në të shumtën e rasteve i kërkojnë të dorëzohet, edhe pse ka disa që shkruajnë se ai “monstër” nuk meriton të mbahet as përjetë në burg, ai iu kthye rreth 30 minuta para mesnatës me një koment tronditës, duke u ankuar për bezdisjen nga komentet e të tjerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA