Jepet masa e sigurisë për bashkëshortin polic i 47-vjeçares që u vetëvra në Durrës

08/08/2018 12:07

Gjykata ka dhënë sot masën “detyrim paraqitje” për efektivin e policisë Sherif Hajdari, i cili u ndalua vetëm pak orë pas bashkëshortja e tij 47-vjeçare u vetëvra.

Kjo pasi dyshimet janë se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares, është pikërisht grindja e fortë me bashkëshortin, në prani të të cilit kreu edhe aktin e rëndë.

Pasi ka marrë në pyetje të afërmit, policia ka mësuar se çifti kanë pasur grindje verbale prej kohësh, një prej të cilave ndodhi edhe dje në mesditë, pak momente para se Merita të vendoste t’i jepte fund jetës.

Ajo përdori armën e shërbimit të bashkëshortit, për t’u vetëvrarë, ndërsa mësohet se djali i çiftit Hajdari, nuk ndodhej në shtëpi, në ato momente.

Top Channel