23/12 22:18
Pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit, në Gjermani, janë evakuuar para pak minutash, për shkak të kushteve të sigurisë.
Autoritetet thonë se të paktën një person është futur në zonën e sigurisë A, pa marrë autorizim dhe evakuimi po bëhet për të shmangur ndonjë kërcënim terrorist.
“Njerëz të paautorizuar dhe pa iu nënshtruar kontrollit, janë futur brenda perimetrit të sigurisë dhe duhet të pastrojmë zonën, përpara se të lejojmë qarkullimin normal në aeroport”, tha zëdhënësja e sigurisë të këtij aeroporti.
Duhet theksuar se aeroporti i Frankfurtit është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe shërben si qendër tranziti për një numër shumë të madh fluturimesh.
Top Channel