Biznesmeni Samir Mane ishte sot i ftuari i emisionit “Pushime on Top” ku ka rrëfyer detaje nga jeta private, karriera si dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjen edhe në fushën e turizmit.

Njeriun më të pasur në Shqipëri e gjejmë në Palasë, vend më të cilin është dashuruar dhe po ndërton kompleksin “Green Coast”.

“Vendosa të investoj në turizëm dhe jam i bindur se ky kompleks do t’i japë një standard të ri këtij sektori. Beach bar Nazar, që sapo kemi hapur, sjell në Shqipëri Mykonosin, Mesdheun, clubet më të famshme. është me të njëjtat standarde. Brenda vitit 2020 do ketë përfunduar edhe hoteli, i cili do të jetë një nga markat të njohura në botë me 5 yje” tregoi Samir Mane.

Njeriu më i pasur në vendin tonë zgjedh familjen, miqtë dhe pushon në bregdetin e bukur të jugut.

“Unë kam udhëtuar në shumë vende, kam parë shume plazhe, por ju siguroj që vende si Palasa, Dhërmiu apo Jala nuk ka” u shpreh Mane.

Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë dhe me sa duket i tillë është edhe rasti i Samir Manes. Bashkëshortja e tij, arkitektja Eva Mane është ajo që qëndron pranë tij dhe bëhet pjesë e projekteve dhe me shaka zoti Mane thotë: Eva ndonjëherë i ndjek edhe më shumë se unë, madje mund të vijë darka dhe ajo më thotë çfarë po bëhet te Green Coast.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA