
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçare e cila grabiste pika karburanti dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.
Në pranga ka rënë Anna Malaj, banuese në Visokë të Mallakastrës, ndërsa po punohet për kapjen e 22-vjeçarit me iniciale E.G., banues në Belinë të Patosit.
Këta shtetas, kushërinj me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një pikë karburanti në Levan 30 000 lekë në fillim të këtij muaji. Më pas, kanë tentuar edhe dy pika të tjera karburanti nën kërcënimin e armës, por pa ia arritur dot qëllimit.
Top Channel