Në shtëpinë e familjes Gjikola, në Strikçan të Bulqizës, ka mbetur vetëm pak miell për t’u ushqyer.
Që prej vdekjes së kryefamiljarit 6 muaj më parë, familja prej 5 anëtarësh e Malvina Gjikolës jeton vetëm me 12 mijë lekë në muaj. Në një shtëpi në kushte të mjerueshme, paratë nuk dalin as për të ngrënë. Nëna mundohet çdo ditë të sjellë të ardhura nga shitja e mollëve.
“Nuk kam për t’i dhënë fëmijëve ushqime. Edhe të qëndrojmë brenda në shtëpi kemi frikë, pasi kemi frikë se po na shembet”, deklaron Malvina.
Varfëria nuk zgjedh, por në fshatrat e thellë si ky ku jeton familja pa baba, të jesh i varfër do të thotë të mbijetosh në kushte ekstreme të sakrificës.
Në këtë familje ata që do ta paguajnë më shtrenjtë janë fëmijët, të cilët nëna mund të mos i dërgojë më në shkollë për shkak se nuk ka para’ t’u blejë as libra.
Top Channel