Duke nisur nga 1 korriku, qytetarët e Tiranës që udhëtojnë me abone në linjat urbane do të pajisen me një format të ri të saj.
Përveç elementeve të sigurisë në abone do të vendoset numri i kartës së identitetit dhe foto e personit që përdor abonenë mujore.
“Kishim vënë re qe aboneja e vjetër falsifikohej ose e përdorte dikush tjetër. Tanimë duke pasur edhe foton edhe numrin e ID askush s’do të mund të abuzojë”, u shpreh Ferdinand Ibrahimi.
Modeli i ri abonesë është formatuar në baze të një udhëzimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe energjetika të datës 9 maj 2018. Ky model i njëjtë me standarde e biletave mujore të vendeve të tjera të Europës.
“Ky model është edhe në vendet fqinje si Greqi, Itali, por edhe më tej në Belgjikë”, shprehet Ferdinand Ibrahimi.
Më parë se të paraqiteni për të blerë abonenë për muajin korrik duhet të kujtoheni të keni me vete një foto personale.
Top Channel