Vazhdojnë riparimet në Tiranë-Durrës; Devijohet trafiku tek Ura e Dajlanit

26/06/2018 08:41

Për të gjithë ata që udhëtojnë sot nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas ka sërish telashe në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar vazhdon riparimin e autostradës dhe sot që prej orës 06:00 ka filluar edhe riparimi i segmentit Ura e Dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës -Tiranë.

Për pasojë trafiku bllokohet dhe devijohet tek ura e dajlanit për automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Këto mjete do të vazhdojnë rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

Ky devijim përfundon sot në mesnatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA