Portugalia është rikthyer te fitoret, teksa në miqësoren e fundit para kampionatit botëror, mposhti Algjerinë me rezultatin e thellë 3-0.

Gjithsesi ky lajm nuk qetëson 100% luzitanët, pasi lideri i skuadrës, Cristiano Ronaldo vijon të mos shënojë.

Ndonëse ishte në fushë për 74 minuta, ylli i Realit mbeti në hije, duke mos arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Ndryshe nga CR7, ishte sulmuesi i Valencias, Guedes, ai që bëri liderin duke shënuar dy nga golat, ndërsa Bruno Fernandes kompletoi suksesin, pas një asisti të Ronaldos.

Top Channel