Dëmtimi i tregut në Kukës, pas investimeve, sërish shitje pa higjienë

30/05/2018 12:21

Për tregun e produkteve agro-ushqimore në Kukës janë shpenzuar miliona lekë, por investimi nuk e ka parandaluar amortizimin. Sot në këtë treg prodhimet shiten në kushte jo të përshtatshme higjieno sanitare, shpesh në tezga të improvizuara.

“Siguri ushqimore nuk ka fare. Ka tre vjet që bashki ka premtuar se do t’i çojë në një ambient me ujë dhe me banjo, me të gjitha kushtet. Kështu sillet akoma në rrugë”, thotë një qytetar.

Megjithëse tregtarëve j’u është premtuar çdo herë se do te ndërhyhet në treg për përmirësimin e kushteve, situata jo vetëm që nuk ka ndryshuar, por sa vjen e përkeqësohet.

Top Channel