Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka marrë pjesë në festën lokale në Rehovë të Kolonjës, fshat i cili është pjesë e programit “100 fshatrat”.

Festa e Rehovës ishte një shembull i pastër i këtij bashkëveprimi dhe për ministrin Peleshi, aktivitete të tilla janë pjesë e një modeli të ri të një zhvillimi rural që shteti shqiptar po ndjek, që do thotë një politikë e thjeshtë e drejtëpërdrejtë dhe jo ajo e fjalëve të mëdha.

“Ky aktivitet shumë interesant, që në fakt bën pjesë në një politikë të re, që ne duam të fillojmë përsa i përket zhvillimit rural. Pra, jo një politikë me fjalë të mëdha por një politikë të ngjarje të vogla si kjo, por që sjellin shumë energji, krijojnë energji, sjellin trafik, pra sjellin vizitor dhe rrisin të ardhurat lokale. Rehova, edhe pse e meriton, hyri në gjerdanin prioritar për zhvillim pra, në 100 fshatrat”, tha ai.

Top Channel