Superliga e Kosovës në futboll i dhuroi tifozëve një finish emocionues me titullin e vendosur në sfidën e fundit, e bashkë me të caktoi dhe skuadrat që do të shkojnë në kupat Europiane.

Ekipi i Dritës u shpall kampioni i ri i Superligës së Kosovës pas një barazimi pa gola në stadiumin e Pejës aty ku u zhvillua dhe 90 minutëshi më i rëndësishëm.

Skuadra nga Gjilani arriti të sigurojë titullin e dytë në historinë e klubit pas barazimit kundër Prishtinës me rezultatin 0-0. Dritës i mjaftonte vetëm një pikë për të ruajtur epërsinë ndaj rivalëve, dhe e mbrojti me fanatizëm barazimin që i dha edhe suksesin.

Kryeqytetasit ushtruan jo pak presion por nuk ishin efikas para portës. Në jo pak raste Prishtina u tradhtua edhe nga nervozizmi. Dy ish lojtarë të kombëtares shqiptare, Debatik Curri dhe Armend Dallku lanë fushën me karton të kuq.

Kështu me 67 pikë, tre më shumë se Prishtina në vendin e dytë, Drita ngre titullin dhe do të luajë në fazën kualifikuese të Ligës së kampioneve. Prishtinë do të duhet të kënaqet me kualifikueset në Europa League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA