Kuzhinieri, Aleks Tone nga Korça për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një recetë, sallat me patate.

Përbërësit:
Pak patate normale dhe pak patate të ëmbla
Salcë kosi
Lajnë
Spec djegës
Majdanoz
Pançetë të parapërgatitur
Majaz dhe kopër
Krip, piper dhe vaj ulliri

Përgatitja e sallatës:
Në fillim marrim një enë të madhe në të cilën të kemi mundësin të trazojmë sallatën që do bëjmë.
Në këtë enë hedhim pak nga të dyja llojet e patateve, shtojmë vajin e ullirit, paçetën, specin djegës, hudhrën dhe i përziejmë me kujdes.

Pastaj shtojmë pak lajnë jo shumë sepse do përdorim dhe salcën e kosit për t’i dhënë një shije të mirë. I hedhim majonezën, salcën e kosit, kjo salcë nuk duhet të jetë shumë sepse nuk duhet që t’i humbasim shijen e patates. Hedhim koperinë, majdanozin dhe majazmën e freskët.

Në fundi shtojmë krip dhe piper të freskët, i përziejmë mirë dhe i hedhim në një pjatë për servirje.
Ju bëftë mirë!

Top Channel