Ekonomia, gjermanët të kënaqur. “Situata në Shqipëri ka ndryshuar”

07/05/2018 20:05

Bizneset gjermane që kanë investuar në Shqipëri vlerësojnë se situata ekonomike në vend është përmirësuar. Dhoma Gjermane e Tregtisë publikoi sondazhin e përvitshëm me bizneset anëtare, rezultatet e të cilit kanë qenë më optimiste se vitet e shkuara.

“Pothuajse 2/3 e bizneseve anëtare të dhomës gjermane e vlerësojnë situatën ekonomike në Shqipëri si të mirë ose të kënaqshme. Shqipëria në vitin 2018 ka marrë në të gjitha aspektet nota më pozitive se sa vitin e kaluar. Vetëm në vitin 2015, vlerësimi ka qenë kaq i lartë sa është për vitin aktual”, tha Hartmut Jarosch, drejtor ekzekutiv DIHA.

Sipas anketimit, pjesa më e madhe e bizneseve kanë raportuar rritje të xhiros dhe parashikojnë më shumë investime.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve pra 56 për qind presin një përmirësim të xhiros që realizojnë nga biznesi i tyre. Vlerësimi i përmirësuar iu bizneseve për gjendjen e tyre financiare reflektohet dukshëm edhe në dëshirën e tyre për të investuar, pasi sipas ankesës më shumë se gjysma e bizneseve parashikojnë se këtë vit do të bëjnë investime më të larta”, shprehet Hartmut Jarosch, drejtor ekzekutiv DIHA.

Paralelisht bizneset kanë raportuar përmirësim edhe në shumicën e tregtuesve të klimës së investimeve, ndërkohë që problematik mbetet sistemi i taksave.

“Barra e tatimeve dhe e taksave ka një vlerësim të përkeqësuar. në fakt zyrat dhe institucionet e tatimeve dhe komplet sistemi i taksave ka marrë një vlerësim më negativ se vitin e kaluar. po ashtu edhe administrata publike përsëri ka marrë një notë pak me negative”, tha Hartmut Jarosch, drejtor ekzekutiv DIHA.

Dhoma Gjermane e Tregtisë përmbledh rreth 90 kompani gjermane dhe austriake, të cilat kanë investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA