Vodhën një vit më parë 100 milionë lekë, arrestohen dy të rinjtë nga Levani

12/04/2018 09:47

Policia e Fierit ka mundur të zbardhë pas afërsisht një viti vjedhjen e 100 milionë lekëve në një shtëpi, duke vënë në pranga dy autorët.

Ngjarja ka ndodhur më 29 maj të vitit të kaluar, në lagjen “Afrim” të Fierit, ku Xh. K., 57 vjeç i kanë vjedhur makinën Benz dhe 10 milionë lekë të reja.

Të arrestuar janë Renaldo Latifi, 22 vjeç dhe Xhuljan Muca, 24 vjeç, të dy nga Levani i Fierit.

 

Një ditë më parë gjykata e Fierit caktoi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale vjedhje e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA