Fjala Quesadilla vjen nga fjala spanjolle Queso, që do të thotë djathë, pra fjalë për fjalë, Kesadijas janë pite tortija të mbushura me djathë. Mund ti mbushni me çfarë të dëshironi, por e rëndësishme është që të paktën 50% e mbushjes të jetë djathë.

Për këtë recetë nevojiten :

Dy pete tortilla

Djath cheddar

Salcë meksikane pico de gallo

Salcë guacamole

Salcë pikante meksikane

Salcë kosi

Si fillim mbushim petët me djathë dhe shtojmë salcën pico de gallo, e cila përgatitet me domate të prera në kubikë, qepë të njomë, kripë, piper, vaj ulliri dhe limon.

Më pas i vendosim petët në zgarë, ku nxehtësia e saj duhet të jetë mesatare.

Derisa petët të jenë gati, vazhdojmë me pjatën, duke shtuar pak salcë kosi, salcë guacamole dhe atë meksikane. I palosim quesadillat dhe i lemë të theken edhe pak.

Zbukurojmë pjatën me erëza dhe heqim byrekun nga zgara. E presim në trekëndësha dhe e shërbejmë.

Top Channel