Mos shpallja e emergjencës civile në Shkodër përbën një përgjegjësi ligjore dhe penale për kreun e PD-së Lulzim Basha i cili është takuar me komisionin e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës.
“Situata nuk po shkon drejt përmirësimit, po përkeqësimit të thellë. Ndaj dhe arsyeja kryesore është tu vihet në ndihmë me të gjitha mjetet dhe mënyrat banorëve të kërcënuar. Do të thotë se moshspallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe ccdo pasojë në jetën dhe shëndetin e banorëve të bashkisë së Shkodës dhe Vaut të Dejës, është konseguencë e mosveprimit, vepër penale, kriminale, mos shpallja e emergjencës. Ndihmat e ardhura nga qeveria janë të pamjaftueshme. Puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, që si asnjë bashki tjetër nuk është përgatitur të përballojë këtë gjendje emergjence e vetme. Kjo është arsyeja pse insistohet prej më shumë se dy javësh me shpalljen e gjendjes së emergjencës”, tha Basha.
Ai vlerësoi përfaqësuesit vendor që prioritet numër një kanë shpëtimin e jetëve.
“Apel të gjithë banorëve të vazhdojnë të mbajnë kontaktet me autoritet lokale dhe tu binden këshillave dhe instruksioneve sepse shpëtimi i jetëve njerëzore mbetet prioritet nr. 1. Sot janë mbi 1 mijë familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji. Kjo përbën një gjendje emergjence, këto familje janë në kërcënimin e vazhdueshëm të izolimit, mungesës së ujit të pijshëm. Në një pjesë të madhe të territorit shkollat kanë ndaluar aktiviteitn e tyre ndërkohë që zona bujqësore e blegtorale është shpartalluar në kuptimin ekonomik të fjalës”, vijoi Basha.
Top Channel