Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017, ku detajohen në zëra të ardhurat dhe shpenzimet e forcës kryesore në opozitë për aktivitet normale dhe ato elektorale.

Të ardhurat e PD për vitin që shkoi ishin 131 milion e 200 mijë lekë, ndërsa ka shpenzuar 28 milion lekë më shumë.

Pika që pritej me më shumë interes për shkak të debatit aktual për kontratat e lobimit ndërkombëtar të PD-së, në raport përkon me “Shpenzimet dhe konsulencat” për të cilat PD ka paguar 31 milion e 264 mijë lekë.

Prej tyre 4 milion e 800 mijë kanë shkuar për aktivitetin normal të partisë, ndërsa pjesa tjetër prej 26 milion e 400 mijë lekësh për fushatën zgjedhore.

Shuma totale e shpenzimeve dhe konsulencave konvertohet në mbi 297 mijë dollarë. Ndonëse nuk detajohen në kompani, apo individë këtu përfshihen edhe 125 mijë dollarët që PD ka deklaruar se ka paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka hedhur poshtë 500 mijë dollarët, që sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, Nik Muzin ka raportuar se janë gjithashtu shërbim për Partinë Demokratike.

Para disa muajsh në raportin specifik për fushatën zgjedhore, PD ka evidentuar tre kompani të tjera për konsulencë pa lidhje me Nik Muzin. Për to janë paguar 15 milionë e 930 mijë lekë. Kësisoj, dritë mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike gjatë vitit që shkoi pritet të hidhet nga hetimi i prokurorisë, ku para disa ditësh u thirr Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Arben Ristani.

PD pretendon se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe financiare.

Raporti për PD

Shpenzime dhe konsulenca 31 milionë e 264. 480
Shpenzime te aktivitetit normal 4 milionë e 858 mijë e 602 lekë
Fushata zgjedhore jane 26 milionë e 402 mijë e 878 lekë
Totali i shopenzimeve 158 milionë e 843 mijë e 517

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA