Çiljeta dhe Alban Hoxha më të dashuruar se kurrë

16/03/2018 14:30

Ditën e djeshme në të gjitha portalet u shkrua se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte ndarë nga partneri i saj prej dy vitesh, futbollisti Alban Hoxha.

Sipas mediave, shkak për ndarjen e tyre ishte bërë tradhëtia.

Por duket se edhe këtë herë lajmet për ndarjen e çiftit kanë qenë thjesht thashetheme, pasi ditën e sotme Çiljeta ka vërtetuar të kundërtën.

Në rrjetin social Instagram Çiljeta ka publikuar një video në makinë dhe krah saj ndodhet edhe partneri Hoxha.

Video vërteton se Çili dhe Albani vijojnë lidhjen e tyre dhe janë më të dashuruar se kurrë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel