Foto ilustruese

Gjatë natës së djeshme në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës, sipas informacionit të marrë nga specialisti i EC në prefekturë, situata gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta. Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë.

Janë të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale ku përfshihen rreth 100 krerë gjedh, 100 krerë derra dhe 300 të imta në Fshatin Obot dhe Muriqan të Nësisë Administrative Ana Malit.

Ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.

Forcat e Armatosuar që nga ora 06:30 datë 07.03.2018 kanë anagzhuar në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda të cilët po vijonë evakuminin e banorëve.

Qarku Kukës. Qarku i Kukësit gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave deri në rrëshqitje të skarpateve duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore Kukës-Shishtavec dhe Bajram Curri-Valbonë.

Vazhdon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Arrën, fshati Lojme,bashkia Kukës dhe 4 fshatra të Njësisë Administrative Lekbibaj, bashkia Tropojë.

Qarku Dibër.Rrugët nacionale dhe rurale në të gjithë qarkun janë te qarkullueshme pa probleme, Aksi nacional Ura e Qytetit-Zerqan, e demtuar nga rrëshqitja në një segment prej 20 ml, është kthyer i kalueshëm, pasi është punuar nga operatori kontraktor duke e mbushur me inerte. Për shkak te kësaj rrëshqitje, është dëmtuar edhe një banese e qytetarit Bexhet Murrja, duke e kthyer banesën thuajse të pa banueshme. Në bashkinë Bulqizë, është kthyer e kalueshme rruga rurale Zogjaj-Bllace, pasi është punuar nga bashkia me mjete e forca pune. Në bashkinë Klos, është e pa kalueshme rruga rurale Xibër-Tirane. Na bashkinë Mat, si efekte i reshjeve te mbrëmshme, nga rrëshqitje toke, është dëmtuar një banesë (kthyer e pa banueshme) në fshatin Prell te njësisë administrative Rukaj. Mungesë të energjisë elektrike ka patur në dy lagje te qytetit Peshkopi dhe njësinë administrative Zall Dardhë.

Qarku Durrës. Gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e bashkisë dhe në të gjithë territorin e qarkut ka pasur reshje shiu të dendura për disa minuta duke krijuar probleme në trafik veçanërisht në qytet i cilipas një kohë të shkurtër është normalizuar.Si rezultat i reshjeve në rrugën që shkon drejt “ish Vilës së Zogut” është shembur një masiv dheu. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e bashkisë Durrës me mjete dhe kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit duke e kthyer në normalitet zonën e dëmtuar.

Bashkia Krujë. Mëngjesin e sotëm në fshatrat Murqin, Mallkuç, Njësia Administrative Bubq, bashkia Krujë, ka dalë nga shtrati lumi Ishëm, duke përmbytur 50 ha tokë.Prezenca e ujit nuk ka arritur në qendrat e banuara dhe aktualisht është në rënie. Situata vazhdon të monitorohet nga forcat e bashkisë Krujë.
Qarku Korçë. Vazhdon të jetë e njëjtë situata në fshatin Kalivaç, Njësia Administrative Trebinjë, bashkia Pogradec, ka pasur rrëshqitje masive të tokës që rrezikon varrezat e fshatit. Rrëshqitje masive të tokës ka pasur dje edhe në fshatin Vërri, Njësia Administrative Proptisht, bashkia Pogradec, e cila rrezikon një pikë karburanti në aksin rrugor rural Golik-Proptisht. Bashkia Pogradec ka ngritur grupe me specialistë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën e krijuar nga këto dy rrëshqitje masive të tokës.

Me kërkesë të QKOEC pritet që të shkojnë në vendngjarje specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e të gjithë zonës.

Qarku Gjirokastër. Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, vazhdon të jetë ende i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së masivit shkëmbor.

Parashikimi i motit për sot, 7 Mars 2018.
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira. Në zonën veriore të vendit do të ketë reshje shiu të herë pas hershme, lokalisht shtrëngata dhe stuhi më të pranishme në pjesën e dytë të ditës. Intensiteti më i lartë i reshjeve në veri-veriperëndim. Në Alpe në lartësi reshje të pakta dëbore. Në zonën qendrore dhe jugore të vendit do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata dhe stuhi, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit për nesër, 8 Mars 2018.
Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra. Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në zonën e qendrore dhe jugore të vendit. Në zonën veriore dhe kryesisht në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare. Reshje dëbore të dobta në Alpe dhe verilindje në lartësi mbi 800 metër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA