Foto LSA

Partizani e ka kthyer në një goleadë fitoren ndaj skuadrës së fundit në tabelën e klasifikimit, duke sigluar edhe ndeshjen më bindëse të sezonit.

Ishte një ndeshje me një drejtim ajo mes Partizanit dhe Lushnjes, luajtur në Selman Stërmasi, në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Starova u shfaq shumë imponuese që në minutat e para, por për të shkuar te goli i parë ju desh të priste minutën e 28-të, ku Bardhi mposhti portierin Spaho. 6 minuta më vonë, po Bardhi shënoi edhe golin e dytë.

Që nga ky moment Lushnja ngriti flamurin e bardhë, duke u dorëzuar pa kushte, ndërsa Partizani pa fërshëllyer arbitri për mbylljen e pjesës së pare, bëri shifrat 3-0 me Belican. Progni në minutën e 57-të shënoi golin e katërt të takimit. Në listën e golave u regjistruan edhe Cardoso në minutën e 62-të dhe Ramadani në minutën e 84.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa Lushnja pret vetëm matematikën për rënien nga kategoria.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel