Rita Ora, këngëtarja më e mirë femër në Britani

17/02/2018 10:52

Në koncertin e pavarësisë së Kosovës ditën e sotme do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora.

Vetë ylli i popit e ka konfirmuar pjesëmarrjen nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social instagram, në të cilën ftonte të gjithë të ishin të pranishëm duke premtuar surpriza pafund.

Por pak orë përpara koncertit Rita ka njohur fansat e saj edhe me një tjetër sukses të sajin.

Këngëtarja ka bërë me dije se kënga e saj me Liam Payne ‘For You’ është e 12-të në ‘Top 10’ në Official Singles Chart këtë javë, duke u ngjitur në numrin 8 në ‘Top 40’.

Rita Ora ka barazuar rekordin e ‘Top 10 single’ nga një artise britanike femër, duke iu bashkuar Shirley Bassey dhe Petula Clark.

Krah postimit të saj rita shkruan: “Historia po bëhet!”

Top Channel