“Turbina” mbyllet për artistin; Teatri i ri ku punëtorët vijojnë punën, ende nuk është gati

09/02/2018 15:10

Kamera e Top Channel shoqëroi sot aktorin Arben Derhemi në atë që Ministria e Kulturës propozon të jetë shtëpia e re e aktorëve, teatrin “Turbina”. Por dera u mbyll.

“E kuptuat se çfarë ndodh. Mbyllet dera për motive që s’merren vesh se kush janë. Çfarë është kjo? Mbyllin derën në fytyrë ç’njerëz që nuk e kuptojnë pse e mbyllin derën, se kanë marrë një urdhër që mbylljani derën kujtdo që vjen shikon këtë godinë. Sepse të shikosh këtë godinë është njëlloj sikur të shikosh një han, të cilin dëshirojnë ta bëjnë teatër me dhunë”, shprehet Arben Derhemi.

Sipas artistëve kjo godinë nuk është e përshtatshme për shfaqe. I mungojnë dhomat e zhveshjes, dushet apo ka akustikë të papërshtatshme.

Top Channel: Qëndrojnë me të vërtetë këto pretendime, sepse të paktën ju akustikën se keni provuar, s’keni bërë shfaqe?”

“Unë kam ardhur e kam parë aty është një han. Aty është Pallat Sporti. Pastaj përse duhet të ndodhi që unë të zhvendosem nga shtëpia ime këtu. Opera të vijë tek shtëpia ime dhe pastaj pas dy vjetësh sipas idesë së ministres të shohim se mund të bëjmë ndonjë teatër tjetër. Teatër të ri. Mendojmë që të bëjmë një teatër sipas të gjithë parametrave. Dmth që edhe vetë e dinë që ky teatër nuk është sipas parametrave. Oxhaku i skenës së Tatrit Kombëtar është 25 m i lartë. Kjo godinë këtu është jo më shumë se 10 m. Unë nuk e di ku do vendosen prozhektorët? ”, u shpreh Arben Derhemi.

Sipas tij zhvendosja e TK ka një arsye tjetër. “Çfarë është kjo logjikë? Hajde i nxjerrim këta njerëz. Kush është motivi?! Motivi është që nuk tregojnë sepse atë duan ta bëjnë pallat”

Pas shumë pretendimeve të artistëve që godina e teatrit Turbina nuk është në parametrat e duhura që ata të zhvendosen për të dhënë shfaqet e tyre Top Channel shkoi për t’i parë nga pranë, por nuk u lejua të xhirojë. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me projektin e Teatrit Kombetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA