Barcelona: Për merkaton e verës, buxheti 60 milionë euro

05/02/2018 10:47

Ndërsa jemi mësuar tashmë me shit-blerje me shifra stratosferike nga Barcelona, ku vlen për t’u përmendur Dembele që erdhi nga Dortmund për 145 milionë euro në merkaton e verës së kaluar, apo 160 milionë euro të shpenzuara për Coutinho në merkaton e dimrit për t’ia rrëmbyer Liverpoolit, katalanasit njoftojnë për buxhetin e verës së ardhshëm.

“60 milionë euro do të jetë buxheti i Barcelonës për merkaton e ardhshme”, ka bërë të ditur zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestra.

Por tifozët e katalanasve nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar sepse ky buxhet është thuajse në të njëjtat shifra të viteve të kaluara, por kësaj shifre për blerje të tjera të bujshme u shtohet edhe shumat që do të përfitohen nga shitjet që do të bëhen po gjatë verës.

Top Channel