Duket se vendin e Miley Cyrus këtë herë në Grammy Awards e mori Rihanna, e cila surprizoi fansat dhe të pranishmit në event me performancën e saj me këngën “Wild Thoughts”.
E veshur me një fustan rozë të gjatë dhe dekoltenë e hapur bukuroshja për pak u bë pjesë e një incidenti në mes të skenës, pasi rrezikoi të zbulonte gjoksin.
Por jo vetëm performanca e saj e egër, por edhe kilet e tepërta dhe prania e të dashurit të saj bilioner në event nuk i kanë shpëtuar syrit të gazetarëve.
Në festën e organizuar pas eventit Riri ka shkuar e shoqëruar nga i dashuri i saj Hassan Jameel, me të cilin duket se po kalon një histori të bukur dashurie.
Por për të lënë larg syrin e paparacëve dy të dashuruarit janë larguar veçmas nga festa, në orare të ndryshme.
Edhe pse janë përpjekur të ruajnë privatësinë, mediat shkruajnë se Riri dhe i dashuri i saj kanë një vit së bashku.
Top Channel