Koncesioni për sigurinë ushqimore, Peleshi për Top Channel: Nuk kam dijeni

24/01/2018 19:45

Top Channel raportoi në edicionin e orës 15:00 të kësaj të mërkure për ekzistencën e një propozimi për dhënien me koncesion të sigurisë ushqimore.

Në fakt, propozimi ndodhet në tryezën e Qeverisë. Propozimi për këtë koncesion ka ardhur nga një grup industrialistësh vendas, që kanë përgatitur një raport të plotë për sigurinë ushqimore.

Pas këtij lajmi, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi kontaktoi Top Channel për të thënë se një raport i tillë nuk ka mbërritur në Ministrinë që ai drejton.

Ministri Peleshi i tha Top Channel se raporti ka mbërritur pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe se ai nuk e ka lexuar raportin, por i është referuar vetëm një herë për rastin e aflatoksinës.

Ministri Peleshi i tha Top Channel se as Qeverisë dhe as Ministrisë nuk i është kërkuar të japë mendim për një partneritet publik-privat për sigurinë ushqimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA