Ahmetaj: 2018, rritja ekonomike konsolidohet në 3.9 për qind

15/01/2018 12:00

Qeveria parashikon që për vitin 2018 rritja ekonomike të konsolidohet në 3.9 për qind.

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi këtë shifër në një deklaratë për mediat.

Ahmetaj tha se në sektorin e energjisë në 2017, pati një rënie mbi 30 për qind për shkak të thatësirës.

Sa i takon papunësisë, ministri u shpreh se ajo ka rënë me 4 pikë, duke u ndalur në 13.6 për qind në krahasim me 17.6 për qind që ishte në 2013.

Top Channel