Ndahen “Golden Globes”. Një mbrëmje me mesazhe kundër ngacmimeve

08/01/2018 09:35

Fjalime te fuqishme dhe deklarata uniteti mbizotëruan ceremoninë e 75 të ndarjes së çmimeve “Globi i Artë”. Ky ishte i pari event madhor i këtij lloji në Hollywood që kur industria e filmit u përball me skandalin e ngacmimeve seksuale, i cili i shtyu yjet pjesëmarrëse të visheshin me të zeza për të nderuar në këtë mënyrë viktimat e atyre veprimeve.

Orpah Winfrey e elektrizoi sallën me fjalimin e saj e bëri që disa përloteshin. “Të gjitha vajzat që po na shikojnë tani duhet ta dinë se ka një ditë të re në horizont. Askush nuk duhet të thotë përsëri: Edhe unë!”, u shpreh ajo.

Filmi i madh i mbrëmjes ishte “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, i cili çoi në shtëpi katër çmime përfshirë atë të aktores më të mirë që i shkoi Frances McDormand.

Fituesja e çmimit OSCAR vihet në rolin e një gruaje në zi nga humbja e së bijës, e cila sfidon policinë për faktin se vrasësi i saj nuk është gjetur ende.

“Big Little Lies” fitoi në pothuajse shumicën e kategorive të televizionit, megjithatë nderimet e bëra yjeve të tij Nicole Kidman, Laura Dern dhe Alexander Skarsgard. Në mbrëmjen e “Golden Globes”, pushteti ishte për gratë.

Kidman rrëmbeu çmimin e parë të mbrëmjes me portretizimin e një viktime të dhunë në familje. Fitoren e saj, aktorja australiane ia kushtoi kolegëve, vajzave dhe të ëmës. Mbrëmja u fokusua tek atmosfera aktuale në Hollywood dhe fushata si “Me to” apo “Time’s Up”, që kërkojnë ndryshimin jo vetëm tek gratë që janë pjesë e industrisë së argëtimit, por edhe tek ato anembanë botës.

“Golden Globes” organizohen nga shoqata Hollywood-in e shtypit të lirë dhe shihen si tregues se cilat filma do të kenë sukses në ceremoninë e madhe të Oscar-ve që do të mbahet në 4 mars.

Top Channel