Stuhi vdekjeprurëse në Filipine, rritet numri i viktimave

23/12/2017 09:51

Të paktën 90 persona kanë mbetur të vdekur nga stuhitë tropikale që kanë përfshirë jugun e Filipineve, teksa dhjetëra të tjerë janë zhdukur.

Stuhia Tembin solli përmbytje të menjëhereshme dhe rrëshqitje në ishullin Mindanao.

Dy qytete janë godityur keq, Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpisë u zunë poshtë nga gurët.

Tembin, me një shpejtësi prej 80 kk/h, tashmë ka kaluar përmes Mindanaos, dhe po shkon drejt majës jugore të Palawan, para se të lëvizë më tej në perëndim.

Filipet kanë vuajtur rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse, por Mindanao nuk është goditur shpesh.

Top Channel