Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi kKshillin e Sigurimit të OKB-së pasi votoi në favor të sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, si kundërpërgjigjie ndaj testeve të fundit raketore.
Në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se vota kishte treguar se bota kërkon paqe e jo vdekje. Draft rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara përfshinë masa për reduktimin e importeve të naftës me 90 përqind. Kina dhe Rusia, partnerët kryesorë tregtarë të Penianit votuan në favor të rezolutes.
Ndaj shtetet komuniste janë në fuqi që një sërë sanksionesh të tjera nga SHBA, OKB dhe BE. “Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi rezoluten me 15 vota pro e 0 kundër në favor të sanksioneve shtesë ndaj Korese së Veriut. Bota kërkon paqe dhe jo vdekje”-pohoi Trump në postimin e tij.
Ambasadorja amerikane ne OKB, Niki Haley deklaroi se paketa e re e sanksioneve i përcjell një mesazh të qartë Penianit se akte të tjera provokuese nga ana e tij do të çojnë në ndëshkime të mëtejshme dhe izolim.
Ajo e cilësoi Korene e Veriut si shembullim më tragjik të së keqes në botën moderne. Mbi bazë të masave të reja importet e naftës do të reduktohen në 500 mijë fuçi në vit, të gjithë shtetasit koreano veriorë që punojnë jashte vendit do të duhet të kthehen në Atdhe brenda 24 muajve, duke kufizuar një burim jetësor të të ardhurave; do të ketë gjithashtu kufizim të eksporteve të produkteve nga Koreja e Veriut të tilla si makineri e pajisje elektrike.
Top Channel