Tërhiqet “Moxarti i futbollit

20/12/2017 14:31

Muzika e “Moxartit të vogël” nuk do të dëgjohet më në fushat e futbollit.

Tomas Rosicky ka vendosur që të mbyllë karrierën te Sparta e Pragës, klubi ku u rrit dhe ku u kthye për të përfunduar aventurën e tij në futbollin e luajtur.

“Pasi e mendova gjatë, arrita në përfundimin se trupi im nuk mund të përballojë ngarkesën që kërkon futbolli profesionist”, deklaroi Rosicky.

Rosicky është një nga futbollistët më të talentuar të Republikës Çeke. Si organizator, ai ka drejtuar kombëtaren e tij në 4 Evropianë dhe një Botëror. Në nivel klubesh spikati te Borussia Dortmund, për të kaluar më pas te Arsenali.

Dëmtimet e shpeshta nuk e lejuan që të shkëlqente edhe më shumë.

Top Channel