Futbollisti rus, festë “alla shqiptarçe”

20/12/2017 11:19

Deri pak vjet më parë, dasmat shqiptare e kishin një element të zakonshëm: përdorimin e armëve të zjarrit.

Madje, në zona të izoluara edhe sot ka incidente të tilla. Në Rusi po bën bujë rasti i sulmuesit të njohur Aleksander Kokorin, një prej lojtarëve më të spikatur të Zenitit të Shën Petersburgut, që ishte autor i disa skenave të dënueshme dhe shembull i keq për të rinjtë.

Një herë me pistoletë drejtuar fytyrës dhe në rastin tjetër duke qëlluar plumba në ajër si një kriminel i zakonshëm dhe jo kontigjent i kombëtares ruse. Martesa e fundit në të cilën mori pjesë Aleksander Kokorin doli jashtë skenarit.

“Asgjë e veçantë, thjesht një ceremoni martesore në Oseti”, tha bomberi rus Aleksander Kokorin, i cili pritet të dënohet nga skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Mancini.

A post shared by Life.ru (@liferusport) on

Top Channel