City avancon në Kupë (Video)

20/12/2017 11:25

Manchester City arriti të kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Angli, pas një festivali penalltish që ktheu në hero portierin Claudio Bravo.

“Citizens” arritën të eliminojnë Leicester Cityn duke qëndruar në garë për objektivin më të vogël sezonal. Por, Pep Guardiola i kërkoi skuadrës së tij që të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Fitore me penallti apo jo, kjo nuk ka shumë rëndësi, por vlen mënyra sesi reaguam. Që nga minuta e parë e shtesës kërkuam me çdo kusht fitoren dhe me lojtarë të rinj. U përballëm me situatën dhe e kaluam, por të jemi realistë. Nuk mund të fitojmë 4 trofe këtë sezon. Është diçka e pamundur”, tha trajneri spanjoll.

Manchester City është në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës, kryeson kampionatin me 11 pikë më shumë se United, është në 16 më të mirët e Champions dhe në raundin e tretë të FA Cup. Katër turne të ndryshëm që shohin “Citizens” si favoritë.

Top Channel