Drejtor te Partizani? Olsi Rama nuk e mohon

05/12/2017 11:57

Federata Shqiptare ka nisur kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit. Mes personave të pranishëm në këtë kurs ishte edhe vëllai i kryeministrit të vendit Olsi Rama për të cilin flitet se mund të marrë rolin e Drejtorit te Partizani, diçka të cilën ai nuk e mohoi.

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj dicka më shumë.E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, thotë ai.

Për Olsi Ramën, fakti që ai është vëllai i Kryeministrit të vendit nuk ndikon aspak mbi të.

“Nuk ka lidhje aspak.Ajo që më bashkon mua me Kryeministrin është vetëm pasioni për basketbollin”, shprehet vëllai i Kryeministrit.

Kursi për Drejtor Sportiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përfundon në datën 16 dhjetor.

Top Channel