Lojtari i Cityt, tatuazh me trofetë e fituara me Realin

04/12/2017 14:03

Një fotografi e shkrepur gjatë nxemjes së Manchester City zbulon se një prej lojtarëve të skuadrës së Pep Guardiolës ka një tatuazh me trofetë e fituara me Realin e Madridit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Danilo, i cili ka të vizatuar në këmbë Kupën e Europës dhe poshtë saj 2016 dhe 2017, vitet kur ka fituar këtë trofe me “Los Blancos”.

Edhe pse ka qenë shumë i kritikuar në periudhën e tij me Realin, Danilo fitoi shumë trofe: dy Champions, një kampionat, një Superkupë Europe dhe një Botëror Klubesh.

Top Channel