Situata problematike në Krujë nga rrëshqitja e dheut
01/12/2017 10:50
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, por problematike paraqitet situata edhe në Krujë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Bashkia e Krujës ka njoftuar se ka pasur rrëshqitje dherash në të paktën në 3 lagje.
Gjithashtu, problematike situata paraqitet edhe në qendrën e Fushë Krujës, por tashmë është e kalueshme.
Top Channel