Nëse në Portin e Durrësit situata është në kontroll pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe erës, nuk ndodh e njëjta gjë në Vlorë dhe në Sarandë.

Në Vlorë, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. Ndërkohë në Sarandë, tragetet e udhëtarëve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.

Porti i Durrësit

Në dispozicion dhe gatishmëri të plotë teknike të gjitha mjetet tona, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulancën, mjetet e rënda operacionale etj.

Në gatishmëri të gjithë forcat e sigurisë Portuale, ato operacionale, dispecerisë si edhe të administratës.

Komunikim dhe Bashkëpunim non stop me Kapitenerinë e Portit, për këtë krijuam kushtet dhe strehuam në kohën e duhur në kalatat e portit të dy anijeve që furtuna i zuri në radhë, po kështu edhe të disa anijeve dhe varkave të peshkimit.

Ne Infrastrukture nuk kemi probleme fale masave te marra në kohë për funksionimin e kanaleve shkarkues te ujërave “të bardhe” nga sheshet dhe kalatat.

Janë zbatuar me përpikmëri dhe në kohë të gjitha kërkesat specifike teknike të cilat detyrohemi të marrim në situata të tilla, sikurse ndalimi i të gjithë operacioneve, sidomos atyre të vinçave portual për shpejtësi të erës mbi 15 m/ sek, por edhe të tjera që janë të lidhura jo vetëm me ndalimin e punimeve, por në mënyrë të veçantë me sigurimin e vinçave portuale në kalata në kushtet ekstreme të motit.

Ka pasur dhe ka një komunikim dhe bashkërendim të veprimeve me të gjithë subjektet privat që operojnë në port, sikurse Koncesionarët, stivadosret dhe gjithë subjekteve të shërbimit apo atyre operacional.

Janë marrë të gjitha masat dhe deri tani kanë funksionuar në mënyrë të plotë të gjithë gjeneratorët e energjisë (emergjences) e portit, për pasojë me gjithë luhatjet e mëdha të energjisë të mos kemi asnjë problem me ndriçimin, kamerat e sigurisë portuale apo edhe të gjithë sistemit IT, tepër të rëndësishëm për ne.

PORTI i SARANDES

Në portin e Sarandës që nga dita e djeshme është ndërprer transporti i udhëtarëve me tragete. Tragetet e udhëtareve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe.

PORTI I VLORES

Në portin e Vlorës, një pjesë e portit është përmbytur duke qenë se është në të njëjtin nivel me detin. E njëjta situatë paraqitet edhe në rrugët hyrëse të tij. Për zgjidhjen e këtij problemi është vënë në punë një pompë për largimin e ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA