Kritike situata në Cërrik, rrezikohen 20 familje
01/12/2017 14:23
Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin me shira të rrëmbyer, ka krijuar një situatë të rënduar edhe në qytetin e Cërrikut.
Mësohet se përmbytjet rrezikojnë të paktën 20 familje në lagjen 3 të këtij qyteti.
Deputeti Balla ka kërkuar evakuimin e banorëve, ndërsa situata e rënduar po rrezikon edhe depot e ujit.
Situata është kritike edhe në Librazhd, Përrenjas edhe në disa fshatra.
Top Channel