I riu hyri në fushë për të bërë një foto me Neymarin dhe… dëmtoi një lojtar të Santosit
Napoli është rikthyer në krye të renditjes, pas vetëm 24 orësh, duke mposhtur Udinesen në transfertë me rezultatin minimal 0-1.
Deçiziv ishte goli i Jorginhos në minutën e 33-të të pjesës së parë. Mesfushori italo-brazilian ekzekutoi një 11-metërsh, që u prit fillimisht nga portieri, por u kthye sërish të Jorginho që e dërgoi më pas në rrjetë. Skuadra e Sarrit i prish kështu debutimin Massimo Oddos në stolin e Udineses, pasi ky i fundit ishte emëruar vetëm në fillim të javës.
Milani ka dështuar sërish të fitojë në Serinë A, pasi portieri i Torinos Sirigu u bë një digë e vërtetë për sulmuesit e Milanit dhe nuk lejoi që topi të përfundojë në rrjetë. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por nuk arritën të gjejnë golin, ndërsa Torino krijoi 2-3 raste të mira me kundërsulme, por Donnarumma ishte në lartësinë e detyrës. Kështu Milani, pas 14 javësh, shkon në kuotën e 20 pikëve dhe vijon të mbetet shumë larg zonës Champions, por edhe Europa Leagues.
Edhe Roma ka ndalur serinë e rezultateve pozitive, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Genoas. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të El Sharawit, por më pas mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të kapitenit De Rossi. Genoa e shfrytëzoi mjaft mirë epërsinë numerike dhe arriti të barazojë rezultatin me anë të ish sulmuesit të Milanit, Lapadula.
Top Channel