“Vrapo me Objektivat Globale”, rrugët që bllokohen mbrëmjen e së enjtes

23/11/2017 16:35

Tirana i bashkohet sot nismës “Vrapo me Objektivat Globale” e organizuar në kuadër të “Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm” e miratuar në vitin 2015 dhe ku janë bërë pjesë 193 shtete nga mbarë bota.

Për këtë qëllim Telekom Community Store , OKB, Telekom Albania dhe Bashkia Tiranë organizojnë sot në mbrëmje një vrapim simbolik, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës dhe Policia Rrugore kanë marrë masat dhe do të pezullojnë qarkullimin e automjeteve për 1 orë në disa prej segmenteve rrugore ku dhe kalon itinerari i këtij vrapimi.

Për këtë qëllim ndalohet Qarkullimi në segmentin e rrugëve “Ibrahim Rugova” nga “Brigada e VIII” deri tek “Adem Jashari”, “Ismail Qemali”, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe “Lek Dukagjini”, nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek rruga “Ibrahim Rrugova”, sipas planeve të qarkullimit dhe orareve të mëposhtme:
Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova” nga rruga “Brigada e VIII” deri në rrugën “Adem Jashari” nga ora 17 e 30 deri në orën 18 e 30.
Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” nga rruga “Vaso pasha” deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 17 e 30 deri në orën 19 e 30.
Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Nikolla Tupe” nga rruga “Vaso Pasha” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga ora 17 e 30 deri në orën 19 e 30.
Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” nga sheshi “Willson” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga 18:00 deri në orën 18:30.
Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Perlat Rexhepi” nga rruga “Vaso Pasha” deri në rrugën Ibrahim Rugova” nga ora 18:00 deri në orën 18 e 30.
Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Lek Dukagjini” nga sheshi “Nënë Tereza” deri në rrugën “Ibrahim Rugova” nga ora 18:00 deri në orën 19:00.

Ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:
Në rrugën “Pjetër Bogdani”, drejtim i detyruar djathtas, në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Gjithashtu itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane “Tirana e Re” dhe “TEG-Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- ish Stacioni i Trenit” gjatë orareve të përcaktuara, do të pezullohet në rrugën “Abdyl Frashëri” duke devijuar në rrethrrotullimin e sheshi “Wilson” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Top Channel