Juventus-Barcelona, në “paqe”, bardhezinjtë me mendjen në Greqi

22/11/2017 22:37

Juventus-Barcelona këtë herë nuk ka prodhuar gola, duke u mbyllur në barazim 0-0.

Rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat, por rrjetet respektive mbetën të pa prekura në “Juventus Stadium”.

Çështja e kualifikimit për Juventusit do të vendoset në ndeshjen e fundit, kur do të udhëtojnë në Greqi për t’u ndeshur me Olympiakos. Në rast të një fitoreje, bardhezinjtë do të ishin në fazën e ardhshme të Champions pa e pasur mendjen në ndeshjen tjetër ku Barcelona do të luajë ndaj Sporting.

Megjithatë, shpresat për kualifikim për portugezët janë të vakta, pasi shpresojnë në humbjen e Juventusit dhe të mposhtin Barcelonën në “Camp Nou”.

Top Channel