Prej disa vitesh futbolli italian duket se ka qenë në gjumë, e kjo është vënë re edhe me largimin e tifozëve nga shkallët e stadiumit, e mos kualifikim i kombëtares në botëror duket se ishte edhe qershia mbi tortë.

Por statistikat tregojnë se në këtë sezon ka një shtim të tifozëve që ndjekin ekipet e tyre nga shkallët e stadiumit, Një përmirësim mjaft i rëndësishëm ky, që përkthehet një një sinjal të qartë për rrugën drejt ringritjes së Serisë A.

2 skuadrat e Milanos janë ato që kanë sjellë rritjen më të madhe të numrit të spektatorëve në këtë sezon, të ndjekura nga Roma, Napoli e Lazio, që po zhvillojnë një kampionat mjaft të mirë.

Skuadra Spektatorë  sezoni 2017-2018 Spektatorë sezoni 2016-2017
Inter 59.365 46.620
Milan 55.264 40.326
Napoli 44.497 36.601
Juventus 39.452 39.963
Roma 38.769 32.638
Lazio 25.800 20.453
Fiorentina 23.907 26.470
Genoa 23.424 21.335
Bologna 21.965 21.189
Sampdoria 21.022 19.852
Torino 18.080 19.327
Verona 17.510 Serie B
Atalanta 17.655 17.878
Udinese 16.690 17.878
Cagliari 13.955 12.998
Chievo 13.000 11.632
Benevento 12.456 Serie B
Sassuolo 11.580 12.362
Spal 11.390 Serie B
Crotone 10.351 9.636

 

Top Channel