Tottenham triumfoi dhe në Gjermani ndaj Dortmundit, duke i eliminuar verdhezinjtë që në këtë fazë të Champions, ndërsa Reali siguroi kualifikimin me 6 gola ndaj Apoelit në Qipro.

Dortmundi u tregua i pafuqishëm edhe në ndeshjen në shtëpi ndaj anglezëve duke u dorëzuar sërish. Pavarësisht golit të parë të shënuar nga Aubameyang, Tottenham reagoi në pjesën e dytë duke shënuar dy herë me Kane dhe Son Heung-Min.

Ndërkohë, Reali i Madridit mori një fitore të thellë në Qipro ndaj Apoelit me rezultatin 6-0. Katër gola për kampionët në fuqi të Champions u realizuar në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta Ronaldo shënoi edhe dy herë të tjera.

Top Channel