S’ka surpriza, City konfirmohet, Chelsea e Liverpool marrin tri pikët

18/11/2017 17:56

Nuk ka asnjë surprizë. Pas Arsenalit, edhe Manchester City, Chelsea dhe Liverpul bëjnë detyrën.

“Blutë” e drejtuar nga Antonio Conte fituan 4-0 në transfertë ndaj West Bromwich. Golat u shënuan nga Morata, Alonso dhe dopietë e Hazard.

Në Anfield, dy gola të Salah dhe një i Coutinho-s i dhanë fitoren 3-0 Liverpulit ndaj Southampton.

City nuk fali as përballë Leicester. “Makineria” e ndërtuar nga Pep Guardiola funksionoi më së miri edhe këtë herë dhe fitoi pastër 0-2 në transfertën ndaj kampionëve të 2015-s. Golat u shënuan nga Gabriel Jesus dhe Kevin de Bryne.

Top Channel